Zgjidhja e problemeve

Jehona zëri gjatë një telefonate

Rregullojeni volumin duke shtypur butonin Volum ose lëvizni në një vend tjetër.

Një rrjet celular ose Interneti shkëputet shpesh ose cilësia e zërit është e dobët

Sigurohuni që nuk jeni duke bllokuar antenën e brendshme të pajisjes.

Kur ndodheni në zona me sinjale të dobëta ose pak valë, mund të humbni sinjalin. Mund të keni probleme lidhjeje për shkak të problemeve me stacionin e bazës të operatorit. Zhvendosuni në një zonë tjetër dhe provoni përsëri.

Kur e përdorni pajisjen gjatë lëvizjes, shërbimet e rrjeteve me valë mund të ç'aktivizohen për shkak të problemeve me rrjetin e shërbimit të operatorit.

Ikona e baterisë është bosh

Bateria juaj ka rënë. Karikojeni ose ndërrojeni baterinë.

Bateria nuk karikohet mirë (Për karikuesit e aprovuar nga Samsung)

Sigurohuni që karikuesi të jetë i lidhur mirë.

Nëse terminalet e baterisë janë të ndotur, bateria mund të mos karikohet mirë ose pajisja mund të fiket. Fshijini të dy kontaktet ngjyrë floriri dhe provoni ta karikoni baterinë përsëri.

Bateritë në disa pajisje nuk mund të ndërrohen nga përdoruesi. Për ta ndërruar baterinë, vizitoni një Qendër Shërbimi Samsung.

Bateria bie më shpejt se kur u ble në fillim

Kur e ekspozoni baterinë ndaj temperaturave shumë të ftohta ose të nxehta, karikimi i përdorshëm mund të bjerë.

Konsumimi i baterisë rritet kur përdorni veçoritë e mesazheve ose disa aplikacione, si lojëra ose Internet.

Bateria është e konsumueshme dhe karikimi i përdorshëm do të shkurtohet me kalimin e kohës.

249