Munsesi hyrje
Përdorimi i haptik-ut automatik
Vendoseni pajisjen që të dridhet kur luan tinguj në aplikacionet e shkarkuara, si lojërat.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Dëgjimi, dhe pastaj shënoni Prekëse automatike.
Disa aplikacione mund të mos e mbështetin këtë veçori.
Përdorimi i menuve ndihmëse
Shfaqja e ikonës të shkurtores ndihmëse
Vendoseni pajisjen që të tregojë ikonën e shkurtores ndihmëse. Mund ta përdorni ikonën për të hapur aplikacione, veçori dhe cilësime duke shtypur menutë ndihmëse në ikonë. Kontrolloni pajisjen duke shtypur menutë ndihmëse mbi ikonë pa eksploruar ekranin. Kur hapet kjo veçori, Regjimi me një trokitje aktivizohet.
1
2
3
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shkathtësia & ndërveprimi →Menyja e asistentit.
Tërhiqeni çelësin Menyja e asistentit në të djathtë.
Ikona e shkurtores ndihmëse shfaqet në fund djathtas ekranit.
Shtypni Dora e mirë për ta lëvizur ikonën e shkurtores ndihmëse në një vend më të lehtë.
Përdorimi i menuve ndihmëse
Ikona e shkurtores ndihmëse shfaqet si ikonë pluskuese për të dhënë akses të lehtë për në menutë ndihmëse nga kudo në ekran.
Kur shtypni ikonën e shkurtores ndihmëse, ikona zgjerohet pak dhe menutë ndihmëse shfaqen mbi ikonë. Shtypni shigjetën lart ose poshtë për të lëvizur në panele të tjera ose për të rrëshkitur ekranin lart ose poshtë për të zgjedhur menu të tjera.
240