Lidhja me pajisje të tjera

Dërgimi i të dhënave

Përdorni veçorinë Android Beam për të dërguar të dhëna, si faqe interneti dhe kontakte, në pajisje me NFC të aktivizuar.

1

2

3

4

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet NFC, dhe pastaj tërhiqeni çelësin NFC në të djathtë.

Shtypni Android Beam dhe tërhiqeni çelësin Android Beam në të djathtë.

Zgjidhni një artikull dhe prekni antenën NFC të pajisjes tjetër me antenën NFC të pajisjes tuaj.

Kur Prek për të transmetuar. shfaqet në ekran, shtypni ekranin e pajisjes për ta dërguar artikullin.

Bluetooth

Rreth Bluetooth

Bluetooth krijon një lidhje wireless direkte midis dy pajisjeve në distanca të shkurtra. Përdorni Bluetooth për të shkëmbyer të dhëna ose dosje me pajisje të tjera.

Samsung nuk është përgjegjës për humbjen, ndërprerjen ose keqpërdorimin e të dhënave të dërguara ose të marra me veçorinë Bluetooth.

Gjithmonë sigurohuni që po ndani dhe merrni të dhënat me pajisjet që janë të besuara dhe të siguruara mirë. Nëse ka pengesa mes pajisjes, mund të ulet distanca e operimit.

Disa pajisje, veçanërisht ato që nuk janë të provuara ose të aprovuara nga Bluetooth SIG, mund të mos jenë të përputhshme me pajisjen tuaj.

Mos e përdorni veçorinë Bluetooth për qëllime të jashtëligjshme (për shembull, për kopje pirate të dosjeve ose përdorim i jashtëligjshëm i komunikimeve për qëllime tregtie).

Samsung nuk është përgjegjës për përdorimin e jashtëligjshëm të veçorisë Bluetooth.

176