Siguria
Verifikimi i fjalëkalimit të llogarisë Samsung
Përdorni shenjat e gishtave për të verifikuar llogarinë tuaj Samsung. Mund të përdorni një shenjë gishti në vend se të formoni fjalëkalimin, për shembull kur blini gjëra nga Samsung Apps.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Skaneri i gishtave →Verif. llogarinë Samsung, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Verif. llogarinë Samsung në të djathtë. Formoni fjalëkalimin tuaj të llogarisë Samsung dhe shtypni Konfirmo.
Përdorimi i shenjave të gishtave për blerjet me PayPal
Mund të bëni blerje duke skanuar shenjat e gishtave tuaj.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
1
2
3
4
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Skaneri i gishtave →Paguaj me PayPal.
Shtypni Instalo poshtë Mbështetja për FIDO Ready™.
Shtypni Lidh poshtë Llogaria PayPal.
Ndiqni udhëzimet në ekran për të hyrë në faqen e internetit të PayPal dhe regjistroni shenjat e gishtave tuaj.
150