Utilitetet
4 Përdorni funksionet e mëposhtme:
• : Ngarko ose hap dosjet. Shtypni →Upload here për të ngarkuar skedarët.
• : Shiko fotot ose videot e ngarkuara. Shtypni për t'i ndarë ose fshirë dosjet, ose për të krijuar albume.
• : Hap dosjet në listën e të preferuarave.
• : Shiko njoftimet.
Përdoreni këtë aplikacion për të kërkuar në internet. Gjithashtu mund ta përdorni për të kërkuar aplikacione dhe materiale aplikacionesh të ruajtura në pajisje ose kartën e memories.
Shtypni Google në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Kërkimi i pajisjes
Shtypni në fushën e kërkimit, dhe pastaj formoni një fjalë kyçe. Ose ndryshe, shtypni , dhe pastaj thoni një fjalë kyçe.
Google Now
Shikoni kartat Google Now që tregojnë motin aktual, informacione të transportit publik, takimin tuaj të ardhshëm, dhe më shumë kur keni më shumë nevojë për to.
Futuni në Google Now kur hapni Google për herë të parë. Për të ndryshuar cilësimet e Google Now, shtypni →Settings, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Google Now në të majtë ose në të djathtë.
Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
165