Utilitetet
Llogaritësja
Përdoreni këtë aplikacion për llogaritje të thjeshta ose komplekse. Shtypni Llogaritësja në ekranin e Aplikacioneve.
Rrotullojeni pajisjen në pamjen portret për të shfaqur makinën llogaritëse shkencore. Nëse Rrot. i ekranit është i çaktivizuar, shtypni →Llogaritës shkencor.
Për të parë historinë e llogaritjeve, shtypni për të fshehur tastierën. Për të pastruar historinë, shtypni →Zbraz historikun.
Ora
Alarmi
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Ora →Alarmi.
Vendosja e alarmeve
Shtypni në listën e alarmeve, zgjidhni një orë alarmi, zgjidhni ditët në të cilat do të përsëritet alarmi, vendosni opsione të ndryshme alarmi, dhe pastaj shtypni Ruaj. Për të aktivizuar ose çaktivizuar alarmet, shtypni pas alarmit në listën e alarmeve.
•Përgjumje: Vendosni një interval dhe numrin e herëve për alarmin që të përsëritet pas kohës të paravendosur.
•Alarmi inteligjent: Vendosni një alarm dhe ton për alarmin e mençur. Alarmi i mençur fillon me një volum të ulët për pak minuta para se të bjerë alarmi i programuar. Volumi i alarmit të mençur rritet gradualisht derisa ta mbyllni ose derisa të bjerë alarmi i programuar.
Ndalimi i alarmeve
Tërhiqni jashtë rrethit të madh për të ndaluar një alarm. Tërhiqni jashtë rrethit të madh për të përsëritur alarmin pas një periudhe të caktuar kohe.
162