S Health

Shtypni dhe përdorni funksionet e mëposhtme:

Cilëso rrahjet max të zemrës: Vendoseni pajisjen që të përditësojë automatikisht ritmin tuaj maksimal të zemrës në bazë të profilit dhe matjeve të mëparshme të ritmit të zemrës. Ose, vendosni që ritmi juaj i zemrës të përditësohet manualisht dhe formojeni vetë.

Ricilëso të dhënat ditore: Rivendosni të dhënat e ushtrimeve ditore.

Cilësimet: Konfiguroni cilësimet për S Health.

Manuali i përdoruesit: Përdorni informacionet e ndihmës për përdorimin e S Health.

Përdorimi i veçorisë të trajnerit ndërsa bëni ushtrime në metodën e vrapit

Përdorni veçorinë e trajnimit të personalizuar që të bëni ushtrime në mënyrë të sigurt dhe të efektshme. Do të merrni këshilla trajnimi në kohë reale të cilat ju drejtojnë në ushtrime të sigurta dhe të efektshme të cilat ju mbajnë në formë të mirë.

Lidheni pajisjen me një monitor zemre për të monitoruar përdorimin e veçorisë të trajnimit.

Për të parë monitorët e disponueshëm të ritmit të zemrës, shtypni Cilësimet Aksesorët e pajtueshëm Ushtrime.

Rreth veçorisë të trajnimit

Veçoria e trajnimit përfshin teknologjinë Firstbeat për të siguruar drejtime ushtrimesh të personalizuara. Firstbeat përdor analizën Training Effect (TE) e cila mat ngarkesën fizike të akumuluar gjatë një ushtrimi dhe bën vlerësimin e ndikimit në formën tuaj fizike. Nivelet TE bazohen në profilin tuaj fizik dhe në informacionet e ritmit të zemrës të regjistruara ndërsa ushtroheni. Nivelet tuaja TE rriten kur bëni ushtrime të efektshme dhe veçoria e trajnimit e përdor TE për t'ju dhënë vlerësimet.

Vlerësimet jepen nga kjo veçori përmes lajmërimeve, si për shembull 'më shpejt', 'vazhdo me këtë ritëm', dhe 'ngadalësohu'. Kur filloni ta përdorni në fillim veçorinë e trajnimit, ajo do të llogaritë një nivel të përshtatshëm TE në bazë të profilit tuaj. Ndërsa ushtroheni, ajo do të analizojë historinë tuaj të trajnimit dhe do t'ju japë më shumë udhëzime të personalizuara. Një ushtrim tipik mund të fillojë me intensitet më të ulët dhe rritet shumë në intensitet gjatë fundit.

Vizitoni www.firstbeat.fi/te për më shumë informacion.

Ndërsa ushtroheni, monitori i ritmit të zemrës mund të mos punojë mirë nëse pajisja ekspozohet në djersitje të madhe ose kur ndryshohet pozicioni.

116

Page 116
Image 116
Samsung SM2G900FZWATOP, SM2G900FZKAMSR manual Rreth veçorisë të trajnimit, Shtypni dhe përdorni funksionet e mëposhtme