Multimedia
Video
Luajtja e videove
Shtypni Video në ekranin e Aplikacioneve. Zgjidhni një video për ta luajtur.
Kërkoni pajisje të tjera për ta luajtur dosjen.
Lëvizni përpara ose prapa duke tërhequr
shufrën.
Ndryshoni raportin e ekranit.
Kaloni në videon e mëparshme. Shtypni mbani shtypur për të lëvizur prapa shpejt.
Rregulloni volumin.
Përdorni opsionet shtesë.
Ndërpriteni dhe rifillojeni luajtjen.
Kaloni në luajtësin kërcyes të videos.
Kaloni në videon tjetër. Shtypni dhe mbani shtypur për të lëvizur përpara shpejt.
Për të personalizuar vendin e panelit të kontrollit gjatë luajtjes, shtypni →Cilësimet, shënoni Mini kontrolluesi, dhe pastaj shtypni Mbylle. Pastaj shtypni ose për ta lëvizur panelin e kontrollit në njërën anë të ekranit.
Kjo veçori nuk është e disponueshme në orientimin e peizazhit.
Përdorimi i luajtësit kërcyes të videos
Përdoreni këtë veçori për të përdorur aplikacione të tjera pa mbyllur luajtësin e videos. Ndërkohë që shikoni video, shtypni për të përdorur luajtësin kërcyes të videos.
Ndajini gishtat veç mbi ekran për të zmadhuar luajtësin ose pickoni për ta zvogëluar. Për të lëvizur luajtësin, tërhiqni atë në një vend tjetër.
142