Kamera
•Magazina: Zgjidhni vendin e memorjes për ruajtjen.
•Shih foto/video: Vendoseni pajisjen që të tregojë fotot ose videot pasi t'i keni bërë.
•Pamori në distancë: Vendoseni pajisjen që të përdoret si shikues pamjeje dhe të kontrollojë pajisjen tjetër për të bërë foto ose video.
•Balanca e dritës: Zgjidhni një balancim të përshtatshëm bardhësie në mënyrë që figurat të kenë një gamë ngjyrash të jetës reale. Parametrat janë projektuar për situata specifike ndriçimi. Këto parametra janë të ngjashme me gamën e nxehtësisë për ekspozimin e balancimit të bardhësisë në kamerat profesionale.
•Vlera ekspozimi: Ndryshoni vlerën e ekspozimit. Kjo përcakton sa dritë merr sensori i dritës të kamerës. Për situatat me ndriçim të ulët, përdorni një ekspozim më të lartë.
•Vijat udhëzuese: Tregoni vijat orientuese të shikuesit të pamjes për të ndihmuar kompozimin kur zgjidhni subjektet.
•Kontrolli zanor: Vendoseni pajisjen që të bëjë foto me komanda me zë.
•Ndihmë: Hapni informacionet e ndihmës për përdorimin e kamerës.
•Ricilëso: Rivendosni parametrat e kamerës.
97