Utilitetet
Maps
Përdoreni këtë aplikacion për të treguar vendndodhjen e pajisjes, kërkuar vende, ose marrë drejtime.
Shtypni Maps në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Kërkimi për vendndodhje
Kërkoni vendndodhje duke formuar një adresë ose fjalë kyçe. Pasi gjendet një vendndodhje, zgjidhni një vend për të parë informacione të detajuara. Shikoni ndihmën për më shumë informacion.
Marrja e drejtimeve për një destinacion
Shtypni për të vendosur fillimin dhe mbarimin dhe pastaj zgjidhni një mënyrë udhëtimi. Pajisja tregon rrugët prë të shkuar në destinacion.
Memo
Përdoreni këtë aplikacion për të regjistruar informacione të rëndësishme për t'i ruajtur dhe parë në një datë të mëvonshme.
Shtypni Memo në ekranin e Aplikacioneve.
Shtimi dhe menaxhimi i kategorive
Krijoni kategori për të renditur dhe menaxhuar përkujtuesit tuaj. Në listën e përkujtuesve, shtypni →Menaxho kategoritë.
Për të shtuar një kategori të re, shtypni , formoni një emër kategorie, dhe pastaj shtypni OK. Për të fshirë një kategori, shtypni pas kategorisë.
Për ta riemëruar një kategori, shtypni dhe mbani shtypur një emër kategorie, formoni një emër të ri për kategorinë, dhe pastaj shtypni OK.
Për të ndryshuar rendin e kategorive, shtypni pas kategorisë dhe pastaj tërhiqeni lart ose poshtë në një pozicion tjetër.
170