Telefon

Gjatë një telefonate video

Veprimet e mëposhtme janë të disponueshme:

Hide me: Fshiheni imazhin tuaj nga pala tjetër.

Outgoing image: Zgjidhni një figurë që t'i tregohet palës tjetër.

Capture image: Kapni figurën e palës tjetër.

Record video: Bëni një video të imazheve të palës tjetër.

Përkujtesë: Krijoni një përkujtesë.

Mesazh: Dërgoni një mesazh.

Keypad: Hapni tastierën.

Speaker off / Speaker on: Aktivizoni ose çaktivizoni altoparlantin. Kur përdorni altoparlantin, flisni në mikrofon sipër pajisjes dhe mbajeni pajisjen larg nga veshët.

Switch to headset: Kaloni në kufjen Bluetooth nëse është e lidhur me pajisjen.

Enable dual camera / Disable dual camera: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e kamerës dyshe. Përdoreni kamerën e parme dhe të pasme në mënyrë që pala tjetër t'ju shikojë juve dhe ambientin përreth.

Telefonatat video me metodën e kamerës dyshe do të sigurohen për deri në 3 minuta. Pas 3 minutash pajisja do të fikë kamerën e pasme për performancë më të mirë.

Shtypni ekranin për të përdorur opsionet e mëposhtme:

Ndrysho: Ndryshoni midis kamerës të parme dhe të pasme.

Hesht: Fikeni mikrofonin në mënyrë që pala tjetër të mos ju dëgjojë.

Mbyll thirrjen: Mbyllni telefonatën aktuale.

71