Cilësimet
LËVIZJA
Lëvizjet dhe gjestet
Aktivizoni veçorinë e njohjes të lëvizjeve dhe ndryshoni cilësimet që kontrollojnë njohjen e lëvizjeve në pajisjen tuaj.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Lëvizjet dhe gjestet.
•Shfletimi ajror: Lëvizeni dorën majtas ose djathtas nëpër sensor për të shfletuar imazhet, faqet e internetit ose këngët.
•Thirrje direkte: Vendoseni pajisjen që të bëjë një thirrje zanore duke ngritur dhe mbajtur pajisjen pranë veshit ndërsa shikoni të dhënat e thirrjes, mesazhit ose kontaktit.
•Sinjalizimi inteligjent: Vendoseni pajisjen që t'ju lajmërojë nëse keni thirrje të humbura ose mesazhe të reja kur ngrini pajisjen.
•Heshto/vër në pauzë: Vendoseni pajisjen që të heshtë thirrjet hyrëse ose alarmet, ose të ndalojë luajtjen e medias duke përdorur lëvizjet e pëllëmbës ose duke parë larg nga ekrani.
–– Mbulo ekranin me dorë: Vendoseni pajisjen që të heshtë thirrjet hyrëse ose alarmet, ose të ndalojë luajtjen e muzikës kur mbuloni ekranin me pëllëmbë.
–– Kthej pajisjen përmbys: Vendoseni pajisjen që të heshtë thirrjet hyrëse ose alarmet, ose të ndalojë luajtjen e muzikës duke e vendosur pajisjen me fytyrë poshtë.
–– Pauza inteligjente: Vendoseni pajisjen që të ndërpresë një luajtje videoje kur shikoni larg nga ekrani.
•Rrëshqit me pëllëmbë për të kapur: Caktojeni për të shkrepur një foto të ekranit kur rrëshqisni dorën majtas ose djathtas përgjatë ekranit.
Pamja ajrore
Shikoni përmbajtjen ose shikoni informacionet në një dritare automatike duke treguar me gisht një artikull.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Pamja ajrore, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Pamja ajrore në të djathtë.
206