Munsesi hyrje
Konfigurimi i cilësimeve për TalkBack
Konfiguroni cilësimet për TalkBack për lehtësinë tuaj.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Munsesi hyrje →Shikimi →TalkBack → Cilësimet. Ose ndryshe, hapni menunë globale kontekstuale duke rrëshkitur gishtin poshtë dhe pastaj djathtas mbi ekran pa e lëshuar. Pastaj, tërhiqeni gishtin sipër në të djathtë të ekranit dhe lëshojeni kur të dëgjoni TalkBack Settings.
•Speech volume: Rregulloni nivelin e volumit për reagimin me zë.
Volumi i reagimit me zë mund të ndryshojë në varësi të volumit të medias. Për të rregulluar volumin e medias, shtypni butonin e Volumit lart ose poshtë ndërsa dëgjoni reagimin me zë. Ose, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Tingulli →Volumi, dhe pastaj tërhiqeni shufrën e rregullimit të volumit për materialin e medias në të majtë ose në të djathtë.
•Use pitch changes: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë tekst me një intonacion të ulët kur formohet duke përdorur tastierën.
•Keyboard echo: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë të lartë tekst ose simbole që formohen duke përdorur tastierën. Gjithashtu mund të vendosni llojin e tastierës për t'ia aplikuar këtë veçori.
•Speak when screen is off: Vendoseni pajisjen që të japë reagim me zë kur ekrani është i mbyllur.
•Use proximity sensor: Vendoseni pajisjen që të ndalojë reagimin me zë kur e vendosni dorën mbi sensor në krye të pajisjes. Për të vazhduar reagimin me zë, shtypni ekranin.
•Shake to start continuous reading: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë tekstin e shfaqur në ekran kur e tundni pajisjen. Mund të zgjidhni mes shpejtësive të ndryshme të dridhjes.
•Speak caller ID: Vendoseni pajisjen që të lexojë me zë emrin e telefonuesit kur keni një thirrje hyrëse.
•Vibration feedback: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur eksploroni ekranin.
•Sound feedback: Vendoseni pajisjen që të lëshojë një tingull kur kontrolloni ekranin, si për shembull rrëshkitje e ekranit, dhe më shumë.
230