Lidhja me pajisje të tjera

Screen Mirroring

Rreth Pasqyrimit të ekranit

Përdoreni këtë veçori për të lidhur pajisjen tuaj me një ekran të madh me anë të veçorisë dongle AllShare Cast ose HomeSync dhe pastaj ndani përmbajtjet tuaja. Mund ta përdorni gjithashtu këtë veçori me pajisje të tjera që mbështetin veçorinë Wi-Fi Miracast.

Pasqyrimi i Ekranit - pajisjet e aktivizuara (Pajisjet AllShare Cast, HomeSync, dhe Wi-Fi Miracast)

Kjo veçori mund të mos jetë e disponueshme në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.

Pajisjet me Miracast që nuk mbështetin High-bandwidth Digital Content Protection (HDCP 2.X) mund të mos jenë të pajtueshme me këtë veçori.

Disa dosje mund të ngarkohen gjatë luajtjes, në varësi të lidhjes të rrjetit.

Për të kursyer energji, çaktivizojeni këtë veçori kur nuk e përdorni.

Nëse përcaktoni një frekuencë Wi-Fi, AllShare Cast dongles ose HomeSync mund të mos zbulohen ose të mos lidhen.

Nëse luani video ose lojëra në një TV, zgjidhni një modalitet të përshtatshëm TV për të arritur eksperiencën më të mirë.

187