Galeria
5
6
Shtypni .
Zgjidhni një opsion ruajtjeje dhe shtypni Kryer.
Videoja e modifikuar ruhet në folderin Studio. Për ta hapur folerin, shtypni Galeria →→ Album →Studio.
Përdorimi i opsioneve shtesë
Përdorni opsione shtesë, si renditja e materialeve, shikimi i pamjeve dhe më shumë.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Galeria →, dhe pastaj përdorni opsionet e mëposhtme:
•Përzgjidh: Zgjidhni imazhet ose videot.
•Fshij: Fshini imazhe ose video.
•Rendit që nga më e vjetra: Renditni figurat ose videot më të vjetra në pajisje.
•Krijo album: Krijoni një album të ri.
•Materiali për afishim: Zgjidhni figurat ose videot që shfaqen.
•Prezantimi: Filloni një shfaqje me imazhet në folderin aktual.
•Studio: Modifikoni figurat ose videot në metodën e studios.
•Cilësimet: Ndryshoni cilësimet e Galerisë.
•Ndihmë: Shikoni informacionet e ndihmës për Galerinë.
Etiketimi i fytyrave
Regjistrojini fytyrat në figurë si etiketa fytyrash.
1
2
Shtypni Galeria në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni →Cilësimet, dhe pastaj shënoni Etiketimi me fytyra. Shfaqet një kornizë e bardhë rrotull fytyrës të njohur.
102