
Menaxheri i pajisjes & të dhënave
Lidhja me Samsung Kies
Samsung Kies është një aplikacion kompjuterik që menaxhon materialet mediatike dhe informacionet personale me pajisjet Samsung. Shkarkoni Samsung Kies më të fundit nga faqja e Internetit të Samsung.
1 Lidheni pajisjen me një kompjuter duke përdorur kabllin USB.
Samsung Kies hapet në kompjuter automatikisht. Nëse Samsung Kies nuk hapet automatikisht, klikoni dy herë ikonën e Samsung Kies në kompjuterin tuaj.
2 Transferoni dosje midis pajisjes tuaj dhe kompjuterit. Referojuni ndihmës Samsung Kies për më shumë informacione.
Rikuerpimi dhe rivendosja e të dhënave
Mbajini informacionet tuaja personale, të dhënat e aplikacioneve dhe cilësimet të sigurta në pajisjen tuaj. Mund t'i rikuperoni informacionet sensitive në një llogari rikuperimi dhe t'i përdorni ato më vonë.
Përdorimi i një llogarie Google
1
2
3
Shtypni Cilësimet në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni Rezervimi dhe ricilësimi dhe shënoni Rezervo të dhënat e mia.
Shtypni Rezervo llogarinë dhe zgjidhni një llogari si llogari rikuperimi.
Për të rivendosur të dhënat ju duhet të hyni në llogarinë Google në
192