Lidhja me pajisje të tjera

1

2

Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Lidh. e shpejtë.

Shtypni Kontrolli nga lista e pajisjeve të gjetura.

Kur pajisja lidhet me TV, shfaqet një faqosje e telekomandës në ekran.

Kur e lidhni pajisjen me TV-në për herë të parë, shtypni Konfig. telekomand. Pastaj, ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar lidhjen e pajisjeve.

3 Kontrolloni TV-në e lidhur duke përdorur telekomandën.

Bashkimi në Group Play

Ndani materiale me pajisje të tjera duke përdorur veçorinë Group Play.

Para se të përdorni këtë veçori

Kërkoni ose bashkohuni me një seancë të krijuar ose krijoni një seancë të re.

Instaloni aplikacionin Group Play në të dy pajisjet. Mund ta shkarkoni aplikacionin nga Samsung Apps ose Play Store.

1

2

Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni Lidh. e shpejtë.

Shtypni Futu nga lista e pajisjeve të gjetura.

Vetëm pajisjet që mbështetin seancat Group Play shfaqen në listë.

3

4

Zgjidhni një seancë Group Play për t'u futur.

Ndiqni udhëzimet në ekran për të përfunduar lidhjen midis dy pajisjeve.

182

Page 182
Image 182
Samsung SM-G900FZBATSR, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP, SM2G900FZWATOP Bashkimi në Group Play