Cilësimet

Kutia e veglave

Vendoseni pajisjen që të përdorë kutinë e mjeteve.

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Kutia e veglave, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Kutia e veglave në të djathtë.

PROGRAME: Shikoni listën e aplikacioneve për t'u shfaqur në kutinë e mjeteve.

Redakto: Zgjidhni aplikacionet që do të shfaqen në kutinë e mjeteve.

Veprim njëdorësh

Aktivizoni metodën e përdorimit me një dorë për lehtësinë tuaj kur e përdorni pajisjen me një dorë.

Në ekranin e Cilësimeve, shtypni Veprim njëdorësh, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Veprim njëdorësh në të djathtë.

PERSONALIZIMI

Regjimi i lehtë

Vendoseni pajisjen në metodën e lehtë.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Regjimi i lehtë.

Regjimi standard: Vendoseni pajisjen në metodën standarde.

Regjimi i lehtë: Vendoseni pajisjen në metodën e lehtë.

APLIKACIONE TË LEHTA: Zgjidhni aplikacionet për të aplikuar faqosje më të thjeshta.

Munsesi hyrje

Mund ta përdorni këtë veçori për të hapur cilësimet për të përmirësuar aksesibilitetin e pajisjes. Shikoni Munsesi hyrje për detaje.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Munsesi hyrje.

204