Siguria

Regjimi privat

Rreth metodës private

Përdoreni këtë metodë për të mos i lejuar të tjerët të përdorin ose hapin materiale të caktuara, si imazhet dhe dokumentet, të ruajtura në pajisje. Mund të ruani materiale në një vend të caktuar dhe ta çaktivizoni metodën private për t'i fshehur artikujt në mënyrë të sigurt.

Fshehja e materialeve

1

2

3

4

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Regjimi privat, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Regjimi privat në të djathtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Regjimi privat për ta aktivizuar.

Kur aktivizoni metodën private për herë të parë, vendosni një kod hapjeje dhe një PIN rezervë.

Hyni në metodën private duke përdorur kodin e hapjes.

Kur kjo metodë është e aktivizuar, shfaqet në krye të ekranit.

Për të zgjedhur artikujt për t'u fshehur, shtypni dhe mbani shtypur një artikull në listë, shënoni artikujt për t'i zgjedhur, dhe pastaj shtypni Zhvendos në Private, ose shtypni Zhvendos Private Zhvendos këtu.

Artikujt që lëvizen në metodën private shfaqen me mbi to.

Kur të keni zgjedhur artikujt për t'i fshehur, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Regjimi privat, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Regjimi privat në të majtë. Ose ndryshe, hapni panelin e cilësimeve të shpejta dhe shtypni Regjimi privat për ta çaktivizuar.

Artikujt e zgjedhur do të zhduken nga ekrani.

Sigurohuni që të gjitha dosjet të ruhen ose lëvizen mirë para se të çaktivizoni metodën private.

151

Page 151
Image 151
Samsung SM-G900FZKATSR, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR manual Regjimi privat, Rreth metodës private, Fshehja e materialeve