Multimedia
Luajtja e muzikës sipas humorit
Përdoreni këtë veçori për të luajtur muzikë që i përshtatet gjendjes tuaj emocionale. Shtypni Muzika në ekranin e Aplikacioneve.
Shtypni Kutia muzika. Këngët kategorizohen automatikisht sipas gjendjes emocionale. Shtypni një qelizë të gjendjes emocionale ose disa qeliza për të dëgjuar muzikën në qeliza.
Kategoritë e këngëve bazohen në informacionet e disponueshme rreth këngës. Disa këngë mund të mos kategorizohen në qeliza të gjendjes emocionale.
Luajtja e muzikës të ruajtur në pajisje të tjera
Kërkoni muzikë që është ruajtur në pajisje të tjera dhe luajeni në pajisjen tuaj. Shtypni Muzika në ekranin e Aplikacioneve.
Përdorimi i muzikës në një pajisje të paregjistruar
Shtypni Pajisjet dhe zgjidhni një pajisje PAJISJET E REGJISTRUARA për të përdorur dhe luajtur muzikën. Mund të luani këngë në pajisje që janë regjsitruar në Samsung link. Vizitoni link.samsung.com për më shumë informacion. Sigurohuni që pajisjet e regjistruara të jenë të ndezura dhe të lidhura me një rrjet
Mund t'ju vendosen tarifa shtesë kur hapni materiale të ruajtura në pajisje të tjera përmes rrjetit celular. Për të shmangur tarifat shtesë, përdorni veçorinë
Përdorimi i muzikës në një pajisje pranë.
Shtypni Pajisjet dhe zgjidhni një pajisje në PAJISJET NË AFËRSI për të hapur dhe luajtur muzikën. Mund të luani këngë në pajisje me veçorinë e ndarjes së materialeve të aktivizuar.
Për ta aktivizuar veçorinë, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Pajisjet në afërsi, dhe pastaj tërhiqeni çelësin Pajisjet në afërsi në të djathtë. Shikoni Pajisjet në afërsi për më shumë cilësime.
141