Personalizimi
Ndryshimi i metodës të kyçjes së ekranit
Mund ta ndryshoni mënyrën si e kyçni ekranin për të mos i lejuar të tjerët të përdorin informacionet tuaja personale.
Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet →Kyç ekranin →Bllokimi i ekranit, dhe pastaj zgjidhni një metodë për kyçjen e ekranit. Pajisja kërkon një kod hapjeje saherë që doni ta hapni atë.
Nëse harroni fjalëkalimin, çojeni pajisjen në një Qendër Shërbimi Samsung për ta rivendosur.
Modeli
Vizatoni një strukturë duke lidhur katër pika ose më shumë, dhe pastaj vizatojeni strukturën përsëri për ta verifikuar. Vendosni një PIN rezervë për të hapur ekranin kur harroni strukturën.
Shenja e gishtit
Regjistroni shenjat tuaja të gishtave për të hapur ekranin. Shikoni Skaneri i gishtave për detaje.
PIN
Një PIN përbëhet vetëm nga katër numra. Formoni të paktën katër numra, dhe pastaj formojeni fjalëkalimin përsëri për ta verifikuar.
45