Veçoritë me zë
S Voice
Rreth S Voice
Përdoreni këtë aplikacion për ta komanduar pajisjen që të kryejë veçori të ndryshme. Shtypni S Voice në ekranin e Aplikacioneve. Ose ndryshe, shtypni butonin Shtëpi dy herë.
Për ta çaktivizuar aksesin duke shtypur butonin Shtëpi, shtypni →Settings, dhe pastaj çzgjidhni Open via the home key.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Vendosja e gjuhës
Shtypni →Settings →Language, dhe pastaj zgjidhni një gjuhë.
Gjuha e zgjedhur aplikohet vetëm në S Voice, jo për gjuhën e ekranit të pajisjes.
Përdorimi i S Voice
Kur hapni S Voice, pajisja fillon të njohë zërin dhe ikona e mikrofonit bëhet e kuqe. Thoni një komandë me zë.
Nëse thoni një komandë dhe pajisja e njeh, ikona e mikrofonit në fund të ekranit pulson në të kuqe. Pastaj, pajisja kryen komandën.
126