Utilitetet
S Finder
Përdoreni këtë aplikacion për të kërkuar materiale në pajisje dhe përmes internetit. Mund të aplikoni filtra të ndryshëm dhe të shikoni historinë e kërkimit.
Hapni panelin e njoftimeve dhe shtypni S Finder.
Kërkimi i materialeve
Shtypni fushën e kërkimit dhe thoni një fjalë kyçe, ose shtypni dhe thoni një fjalë kyçe. Për të marrë rezultate më të rafinuara, shtypni
dhe aplikoni filtrat në fushën e kërkimit. Për të përditësuar listën e rezultateve të kërkimit, shtypni
→Fresko.
Mund të vendosni parametrat e kërkimit duke përdorur filtrat e disponueshëm ose duke zgjedhur kategoritë e kërkimit. Shtypni →Cilësimet →Përzgjidh filtrat ose Përzgjidh kat. e kërkimit.
Menaxhimi i historisë të kërkimit
Për të fshirë historinë e kërkimit, shtypni →Cilësimet →Fshij historikun.
Për ta vendosur pajisjen që të mos ruajë rezultatet e kërkimit, shtypni →Cilësimet, dhe pastaj çzgjidhni Ruaj historinë e kërkimit.
158