Munsesi hyrje
Tërhiqni gishtin lart, poshtë, majtas ose djathtas për të dëgjuar tekstin. Kur teksti që doni të modifikoni lexohet me zë, përdorni veprimet e mëposhtme:
•Fshirja e tekstit: Shtypni butonin e fshirjes mbi tastierë.
•Zgjedhja e tekstit duke përdorur metodën e zgjedhjes: Aktivizoni metodën e zgjedhjes për të zgjedhur dhe dëgjuar tekst. Për të aktivizuar metodën e zgjedhjes, hapni menunë kontekstuale lokale dhe zgjidhni Cursor control →Start selection mode. Rrëshkitni majtas ose djathtas për të dëgjuar tekstin para ose pas tekstit të zgjedhur aktualisht. Për të çaktivizuar metodën e zgjedhjes, hapni menunë lokale kontekstuale dhe zgjidhni Cursor control →End selection mode.
•Zgjedhja e të gjithë tekstit: Hapni menunë lokale kontekstuale dhe zgjidhni Cursor control →Select all. Do të zgjidhet i gjithë teksti në dokument.
•Kopjimi ose prerja e tekstit: Zgjidhni tekst duke përdorur menunë kontekstuale lokale. Pastaj hapni menunë kontekstuale lokale dhe zgjidhni Cursor control. Zgjidhni Copy për të kopjuar tekstin e zgjedhur ose zgjidhni Cut për të prerë tekstin e zgjedhur. Teksti i zgjedhur kopjohet në klipbord e fragmenteve.
•Ngjitja e tekstit: Vendoseni kursorin në pikën kur duhet të futet teksti, hapni menunë lokale kontekstuale dhe pastaj zgjidhni Cursor control →Paste.
Formimi i tekstit me anë të zërit
Mund të formoni tekst me anë të zërit. Për të shfaqur tastierën, shtypni fushën e vendosjes së tekstit, dhe pastaj shtypni dy herë me shpejtësi kudo mbi ekran.
Kur shtypni dhe mbani shtypur , pajisja tregon një dritare kërcyese që tregon opsionet e tastierës. Tërhiqeni gishtin mbi ekran pa e lëshuar. Kur të jetë zgjedhur, lëshojeni gishtin. Pastaj, thoni fjalët që doni të formoni në fushën e tekstit. Fjalët e thëna shfaqen si tekst mbi ekran dhe pajisja i lexon me zë.
Për të formuar tekst tjetër, zgjidhni butonin e mikrofonit dhe thoni fjalët.
Ndryshimi i gjuhës hyrëse
Ndërsa formoni tekst me anë të zërit, zgjidhni English (UK) dhe zgjidhni një gjuhë për të ndryshuar gjuhën e hyrjes.
Për të shtuar gjuhë në listë, zgjidhni English (UK) →Add more languages, çzgjidhni Automatic, dhe pastaj zgjidhni gjuhët që dëshironi.
234