Fillimi

Mos e mbuloni antenën me duar ose me objekte të tjera. Kjo mund të shkaktojë probleme lidhshmërie ose rrëzim të baterisë.

Mos përdorni mbrojtës ekrani. Kjo shkakton keqfunksionime të sensorëve.

Ruajtja e rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit

Pajisja mund të dëmtohet nëse hyn ujë ose pluhur në pajisje. Ndiqni këto hapa me kujdes për të mos lejuar dëmtime të pajisjes dhe për të ruajtur performancën e rezistencës së pajisjes ndaj ujit dhe pluhurit.

Mos e zhytni pajisjen në ujë më thellë se 1 m dhe mos e mbani të zhytur më shumë se 30 minuta.

Sigurohuni që kapaku i pasëm dhe fisha universale të jenë mbyllur fort. Përndryshe, ato mund të mos sigurojnë mbrojtje nga uji dhe pluhuri.

Mos e ekspozoni pajisjen në ujë për periudha të gjata.

Mos e ekspozoni pajisjen në ujë që lëviz me forcë, si për shembull ujë i çezmës, dallgë oqeani ose ujëvara.

Mos i hapni kapakët e pajisjes kur pajisja është në ujë ose në vende shumë të lagështa, si në pishina ose banja.

Mos e hapni kapakun e pasëm duke përdorur duar të lagura ose kur pajisja është e lagur.

Izoluesi prej gome i vendosur në kapakun e pasëm është një komponent i rëndësishëm i pajisjes. Bëni kujdes kur e hapni dhe mbyllni kapakun e pasëm për të shmangur dëmtimin e izoluesit prej gome. Gjithashtu sigurohuni që izoluesi prej gome të mos ketë mbeturina, si për shembull rërë ose pluhur për të parandaluar dëmtimet e pajisjes.

Mos e shkëputni ose hiqni kapakun e fishës universale nga pajisja.

Nëse pajisja ekspozohet në ujë të freskët, thajeni mirë me një leckë të pastër, të butë. Nëse pajisja ekspozohet në ndonjë lëng tjetër përveç ujit të pastër, shpëlajeni pajisjen me ujë të pastër menjëherë dhe thajeni mirë me një leckë të pastër, të butë. Nëse nuk e shpëlani pajisjen me ujë të pastër dhe nëse nuk e thani siç udhëzohet kjo mund të bëjë që pajisja të vuajë nga probleme punimi ose kozmetike.

Kapaku i pasmë dhe i fishës universale mund të lirohet nëse pajisja rrëzohet ose pëson ndonjë goditje. Sigurohuni që të gjithë kapakët të jenë vendosur dhe mbyllur mirë.

9

Page 9
Image 9
Samsung SM-G900FZDATEB, SM2G900FZKAMSR, SM2G900FZKATSR, SM-G900FZDAAVF Ruajtja e rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit, Fillimi