Cilësimet

Lidhja USB: Përdorni lidhjen USB për të ndarë lidhjen e internetit celular të pajisjes me një kompjuter përmes USB. Kur lidhet me një kompjuter, pajisja përdoret si modem wireless për kompjuterin.

Lidhja e Bluetooth: Përdorni lidhjen Bluetooth për të ndarë lidhjen e internetit celular të pajisjes me kompjuterë ose pajisje të tjera përmes Bluetooth.

Profili Fluturim

Kjo çaktivizon të gjitha veçoritë wireless në pajisjen tuaj. Mund të përdorni vetëm shërbimet pa- rrjet.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Profili Fluturim.

Përdorimi i të dhënave

Mbani shënim sasinë e përdorimit të të dhënave dhe personalizoni cilësimet për kufizimin. Në ekranin Cilësimet, shtypni Përdorimi i të dhënave.

Të dhëna celulare: Vendoseni pajisjen që të përdorë lidhjet e internetit celular në çdo rrjet celular.

Cakto kufizimin e të dhënave celul.: Vendosni një limit për përdorimin e internetit celular.

Cikli i përd. të të dhën.: Vendosni një datë mujore rivendosjeje për të monitoruar përdorimin e të dhënave midis periudhave.

Për të përdorur më shumë opsione, shtypni .

Roaming i të dhënave: Vendoseni pajisjen të përdorë lidhjet e internetit celular kur jeni në roaming.

Kufizo të dhënat e sfondit: Vendoseni pajisjen që të çaktivizojë sinkronizimin në sfond kur përdorni një rrjet celular.

Sinkronizo automatikisht të dhënat: Aktivizoni ose çaktivizoni sinkronizimin automatik të aplikacioneve. Mund të zgjidhni çfarë informacionesh të sinkronizoni për çdo llogari në Cilësimet Llogaritë.

Trego përdorimin e Wi-Fi: Vendoseni pajisjen të tregojë përdorimin e internetit tuaj me Wi-Fi.

Hotspotet celulare: Zgjidhni hotspotet e lëvizshme për të mos i lejuar t'i përdorin aplikacionet që punojnë në sfond.

197

Page 197
Image 197
Samsung SM2G900FZKATSR, SM2G900FZKAMSR, SM-G900FZDAAVF, SM-G900FZWATOP manual Profili Fluturim, Përdorimi i të dhënave