Mesazhet & email
Ndërsa kompozoni një mesazh, shtypni për të përdorur një nga opsionet e mëposhtme:
•Përgjigjet e shpejta: Zgjidhni një model mesazhi dhe formoni një mesazh.
•Fut emotikon: Formoni emotikone.
•Shto titull: Formoni një subjekt.
•Shto pamje rrëshqitëse: Shtoni pamje të mesazhit.
•Programo mesazhin: Vendosni një orë dhe datë të caktuar për dërgimin e mesazhit.
•Fshij: Anuloni kompozimin e mesazhit.
•Madhësia e shkronjës: Ndryshoni përmasën e fontit të tekstit në fushën e tekstit.
Dërgimi i mesazheve të programuar
Ndërsa kompozoni një mesazh, shtypni →Programo mesazhin. Vendosni një orë dhe datë dhe shtypni Kryer.
•Nëse pajisja fiket në orën e programuar, nuk është e lidhur me rrjetin, ose rrjeti është i paqëndrueshëm, mesazhi nuk do të dërgohet.
•Kjo veçori bazohet në orën dhe datën e vendosur në pajisje. Ora dhe data mund të mos jenë të sakta nëse lëvizni nëpër zona kohore dhe rrjeti nuk e përditëson informacionin.
Shtimi i kontakteve në listën e prioritetit
Vendosni kontaktet me të cilët komunikoni shpesh si kontakte prioriteti. Dërgojuni atyre mesazhe duke zgjedhur një ikonë kontakti nga lista e mesazheve më sipër.
Shtypni Trokit për të shtuar dërgues me përparësi. →Kutia hyr. ose Numratori, zgjidhni kontaktet për t'i shtuar, dhe pastaj shtypni Kryer. Për të shtuar më shumë kontakte, shtypni .
Për të hequr kontakte nga lista e prioritetit, shtypni dhe mbani shtypur një kontakt, dhe pastaj shtypni Menaxho dërguesit me përparësi →→Kryer.
77