Multimedia
Përdoreni këtë aplikacion për të hapur revistat e personalizuara. Shtypni Flipboard në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Për të filluar Flipboard, rrëshkitni mbi faqen e përshëndetjes, zgjidhni temat e lajmeve dhe pastaj shtypni Build Your Flipboard.
Zgjidhni një tregim ose temë mbulimi, ecni nëpër faqet Flipboard, dhe pastaj zgjidhni një artikull për ta lexuar.
Google+
Përdoreni këtë aplikacion për të qëndruar të lidhur me njerëzit me anë të shërbimit të rrjetit social të Google.
Shtypni Google+ në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
Shtypni All për të ndryshuar kategorinë, dhe pastaj rrëshkitni lart ose poshtë për të parë postimet nga rrethet tuaj.
Photos
Përdoreni këtë aplikacion për të menaxhuar fotot, albumet dhe videot që keni ruajtur në pajisje dhe keni ngarkuar në Google+.
Shtypni Photos në ekranin e Aplikacioneve.
Ky aplikacion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të rajonit ose ofruesit të shërbimit.
145