Bazat
Përdorimi i panelit të cilësimeve të shpejta
Një numër butonash të cilësimeve të shpejta janë të disponueshme në panelin e njoftimeve. Për të parë ose hapur më shumë butona të cilësimeve të shpejta hapni panelin e njoftimeve. Kur hapni panelin e cilësimeve të shpejta, mund të aktivizoni ose çaktivizoni veçori të ndryshme ose të konfiguroni cilësimet.
Për të hapur panelin e cilësimeve të shpejta, tërhiqeni shufrën e statusit poshtë me dy gishta. Për të mbyllur panelin e cilësimeve të shpejta, tërhiqeni shufrën e statusit nga fundi i ekranit lart.
Për të riorganizuar butonat e cilësimeve të shpejta, në panelin e njoftimeve shtypni , shtypni dhe mbani një artikull, dhe pastaj tërhiqeni artikullin në një vend tjetër.
Përdorni opsionet e mëposhtme:
•
•Vendi: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë GPS.
•Tingulli / Dridhje / Heshtje: Aktivizoni ose çaktivizoni metodën me tingull dhe të heshtur. Mund ta vendosni pajisjen që të dridhet ose të heshtni të gjithë tingujt në metodën e heshtjes.
•Rrot. i ekranit: Lejoni ose mos lejoni ndërfaqen të rrotullohet kur rrotulloni pajisjen.
Disa aplikacione nuk lejojnë rrotullimin e ekranit.
•Bluetooth: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e Bluetooth.
•Të dhënat cel.: Aktivizoni ose çaktivizoni veçorinë e lidhjes të internetit celular.
28