Utilitetet

Sinkronizimi i ngjarjeve ose detyrave me llogaritë tuaja

Shtypni S Planner në ekranin e Aplikacioneve.

Për të sinkronizuar ngjarjet dhe detyrat me llogaritë tuaja, shtypni Sinkronizim.

Për të shtuar llogari me të cilat të sinkronizoheni, shtypni Kalendarët Shto llogari. Pastaj, zgjidhni një llogari me të cilën të sinkronizoheni dhe hyni. Kur shtohet një llogari shfaqet një rreth jeshil pas emrit të llogarisë.

Për të ndryshuar opsionin e sinkronizimit të një llogarie, në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Llogaritë, dhe pastaj zgjidhni një shërbim llogarie.

Fshirja e ngjarjeve ose detyrave

Shtypni S Planner në ekranin e Aplikacioneve.

Për të fshirë ngjarjet ose detyrat, shtypni Fshij, zgjidhni ngjarjet ose detyrat, dhe pastaj shtypni Kryer OK.

Për të fshirë një ngjarje ose detyrë ndërsa e shikoni, shtypni OK.

Për t'i shënuar detyrat si të përfunduara, shtypni një datë që ka detyra në të dhe shënoni detyrat e përfunduara.

Ndarja e ngjarjeve ose detyrave

Shtypni S Planner në ekranin e Aplikacioneve.

Për të ndarë një ngjarje ose detyrë ndërsa e shikoni, shtypni Ndaj përmes, dhe pastaj zgjidhni një metodë ndarjeje.

161