Cilësimet
Kursim energjie
Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për metodën e kursimit të energjisë. Shikoni Përdorimi i veçorisë të kursimit të energjisë për detaje.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Kursim energjie.
•Profili kursim energjie: Aktivizoni metodën e kursimit të energjisë dhe ndryshoni cilësimet për metodën e kursimit të energjisë.
–– Blloko të dhënat në sfond: Vendoseni pajisjen që të mos i lejojë aplikacionet që punojnë në sfond të përdorin lidhjen e internetit celular.
–– Blloko rendimentin: Vendoseni pajisjen që të kufizojë opsione të ndryshme, si për shembull të mbyllë aplikacionet e Fundit dhe dritën e butonave Prapa.
–– Regjimi shkallë grish: Vendoseni pajisjen që të tregojë ngjyrat e ekranit si tone gri.
•Regjimi Kursim energjie ultra: Zgjatni kohën e pajisjes në gatishmëri dhe ulni konsumin e baterisë duke shfaqur një faqosje më të thjeshtë dhe duke lejuar akses të limituar për një aplikacion.
Koha maksimale e llogaritur e baterisë në gjendje gatishmërie tregon kohën e mbetur para se bateria të mbarohet nëse pajisja nuk përdoret. Koha e gatishmërisë mund të ndryshojë në varësi të parametrave të pajisjes tuaj dhe kushteve të punës.
Memoria
Shikoni informacione të memorjes për pajisjen tuaj dhe kartën e memorjes, ose formatoni një kartë memorje.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Memoria.
Formatimi i kartës së memorjes fshin përfundimisht të gjitha të dhënat në të.
Kapaciteti aktual i disponueshëm i memorjes së brendshme është më pak se kapaciteti i përcaktuar, pasi sistemi operativ dhe aplikacionet e paravendosura zënë një pjesë të memorjes. Kapaciteti i dispuneshëm mund të ndryshojë kur përmirësoni pajisjen.
212