Cilësimet
Screen Mirroring
Aktivizoni veçorinë e pasqyrimit të ekranit dhe ndajeni ekranin tuaj me të tjerët. Në ekranin Cilësimet, shtypni Screen Mirroring.
TINGULLI & FIGURA
Tingulli
Ndryshoni cilësimet për tinguj të ndryshëm në pajisje.
Në ekranin Cilësimet, shtypni Tingulli.⁜
•Regj. tingull: Vendoseni pajisjen për të përdorur metodën me zë ose me pa zë.
•Volumi: Rregulloni nivelin e volumit për ringtonet, muzikën dhe videot, tingujt e sistemit dhe njoftimet.
•Intensiteti i dridhjes: Rregulloni forcën e njoftimit me dridhje.
•Tonet e ziles: Shtoni ose zgjidhni një rington për thirrjet hyrëse.
•Dridhjet: Shtoni ose zgjidhni një strukturë dridhjeje.
•Njoftimet: Zgjidhni një rington për ngjarjet si për shembull mesazhet hyrëse dhe thirrjet e humbura.
•Dridhje kur bie zilja: Vendoseni pajisjen që të dridhet dhe të luajë një rington për thirrjet hyrëse.
•Toni i tast. për thirrje: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur shtypni butonat në tastierë.
•Tingujt e prekjes: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur zgjidhni një aplikacion ose opsion mbi ekranin me prekje.
•Tingulli i bllokimit të ekranit: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur kyçni ose hapni ekranin me prekje.
•Feedback haptik: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur shtypni butonat.
•Luaj tingull kur troket: Vendoseni pajisjen që të tingëllojë kur preket një buton.
•Bëj dridhje kur troket: Vendoseni pajisjen që të dridhet kur preket një buton.
•APLIKACIONET SAMSUNG: Ndryshoni cilësimet e njoftimeve për çdo aplikacion.
•Efektet muzikore: Zgjidhni një efekt zëri për ta aplikuar kur e vendosni në muzikë.
200