Lidhja e rrjetit

Lidhja e pajisjeve duke përdorur hotspotet celulare

Rreth lidhjes dhe hotspoteve celulare

Përdoreni këtë veçori për të ndarë lidhjen e internetit celular të pajisjes me kompjuterë dhe pajisje të tjera nëse nuk ka në dispozicion një lidhje interneti. Lidhjet mund të bëhen përmes veçorisë Wi-Fi, USB ose veçorisë Bluetooth.

Mund të tarifoheni ekstra kur përdorni këtë veçori.

Përdorimi i hotspotit celular

Përdoreni pajisjen tuaj si hotspot celular për të ndarë lidhjen e internetit celular të pajisjes me pajisje të tjera.

Para se të përdorni këtë veçori

1

2

3

4

Sigurohuni që veçoria Wi-Fi të jetë e çaktivizuar.

Sigurohuni që të jetë aktivizuar lidhja e internetit celular.

Në ekranin e Aplikacioneve, shtypni Cilësimet Vjegëzimi & hotspoti Wi-FiPikë shpërndarëse portative Wi-Fi.

Tërhiqeni çelësin Pikë shpërndarëse portative Wi-Fi në të djathtë.

shfaqet në shufrën e statusit. Pajisje të tjera mund ta gjejnë pajisjen tuaj në listën e rrjeteve Wi-Fi.

Për të vendosur një fjalëkalim për hotspotin, shtypni Konfigurimi dhe zgjidhni nivelin e sigurisë. Pastaj, formoni një fjalëkalim dhe shtypni Ruaj.

Në ekranin e pajisjes tjetër kërkoni dhe zgjidhni pajisjen tuaj nga lista e rrjeteve Wi-Fi.

Në pajisjen e lidhur, përdorni lidhjen e internetit celular të pajisjes për të përdorur internetin.

52

Page 52
Image 52
Samsung SM-G900FZWATEB manual Lidhja e pajisjeve duke përdorur hotspotet celulare, Rreth lidhjes dhe hotspoteve celulare