Personalizimi

Lëvizja dhe heqja e një artikulli

Shtypni dhe mbani shtypur një artikull në ekranin Fillestar, dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri. Për ta lëvizur artikullin në një panel tjetër, tërhiqeni në anë të ekranit.

Gjithashtu mund të lëvizni aplikacionet e përdorura shpesh në fund të ekranit Fillestar.

Për ta hequr një artikull, shtypni dhe mbani shtypur artikullin. Pastaj, tërhiqeni në Hiq që shfaqet në krye të ekranit.

Krijimi i një folderi

1 Në ekranin Fillestar, shtypni dhe mbani shtypur një aplikacion, dhe pastaj tërhiqeni në Krijo regjistër që shfaqet në krye të ekranit.

2

3

Formoni një emër folderi.

Shtypni , zgjidhni aplikacionet për t'i lëvizur te folderi, dhe pastaj shtypni Kryer.

Menaxhimi i paneleve

Në ekranin Fillestar, shtypni dhe mbani shtypur një zonë bosh për ta shtuar, lëvizur ose hequr një panel.

Për të shtuar një panel, rrëshkitni majtas te paneli i fundit, dhe pastaj shtypni .

Për të lëvizur një panel, shtypni dhe mbani shtypur një pamje paneli, dhe pastaj tërhiqeni në një vend të ri.

Për ta hequr një panel, shtypni dhe mbani shtypur një pamje paneli, dhe pastaj tërhiqeni në Hiq në krye të ekranit.

Për ta vendosur një panel si ekranin Fillestar kryesor, shtypni .

43