Fillimi
Instalimi i kartës SIM ose USIM dhe baterisë
Futeni kartën SIM ose USIM të dhënë nga ofruesi i shërbimeve celulare, dhe baterinë e përfshirë.
•Vetëm kartat microSIM punojnë me pajisjen.
•Disa shërbime LTE mund të mos jenë të disponueshme në varësi të ofruesit të shërbimit. Për më shumë hollësi për disponueshmërinë e shërbimit, kontaktoni me ofruesin tuaj të shërbimit.
1 Hiqeni kapakun e pasëm.
Bëni kujdes të mos dëmtoni thonjtë kur hiqni kapakun e pasëm.
Mos e përkulni ose përdridhni me forcë kapakun e pasëm. Kjo mund të dëmtojë kapakun.
12