Cilësimet

PËRDORUESI DHE REZERVIMI

Llogaritë

Shto llogari email ose SNS.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Llogaritë.

Re

Ndryshoni cilësimet për sinkronizimin e të dhënave ose dosjeve me llogarinë tuaj Samsung ose Dropbox cloud.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Re.

Rezervimi dhe ricilësimi

Ndryshoni cilësimet për menaxhimin e cilësimeve dhe të dhënave.

Në ekranin Cilësimet, shtypni Rezervimi dhe ricilësimi.

Rezervo të dhënat e mia: Vendoseni pajisjen të rikuperojë cilësimet dhe të dhënat e aplikacioneve në serverin Google.

Rezervo llogarinë: Ndërtoni ose ndryshoni llogarinë tuaj të rikuperimit në Google.

Rivendosje automatike: Vendoseni pajisjen që të rivendosë cilësimet dhe të dhënat e aplikacioneve kur aplikacionet ri-instalohen në pajisje.

Ricilësim në parametrat e fabrikës: Rivendosni të dhënat në vlerat e vendosura nga fabrika dhe fshini gjithë të dhënat.

207