Munsesi hyrje
Përdorimi i veçorive të tjera të dobishme
•Përdorimi i S Voice: Mund të përdorni S Voice për të kryer funksione të ndryshme duke përdorur komandat me zë. Hapni S Voice dhe bëni telefonata, dërgoni mesazhe dhe shikoni detyrat. Shikoni S Voice për detaje.
•Kërkimi me zë: Përdorni komandat me zë për të kërkuar materiale në faqe interneti. Përdoreni këtë veçori kur jeni në lëvizje dhe nuk mund të përdorni duart për të formuar tekst. Shikoni Voice Search për detaje.
•Përdorimi i panelit të njoftimeve: Tërhiqeni shufrën e statusit poshtë për të hapur panelin e njoftimeve. Mund të shikoni thirrjet e humbura, mesazhet e reja, të rregulloni ndriçimin e ekranit dhe më shumë. Shikoni Njoftimet dhe panelet e cilësimeve të shpejta për detaje.
•Kalimi në metodën e lehtë: Metoda e lehtë përdor një faqosje më të thjeshtë dhe ikona më të mëdha për të ofruar një eksperiencë përdoruesi të thjeshtë. Mund të shtoni aplikacione të përdorura shpesh ose shkurtore në ekranin Fillestar për akses më të lehtë. Shikoni Kalimi në metodën e lehtë për detaje.
•Përdorimi i lëvizjeve të kontrollit: Kontrolloni pajisjen me lëvizjet ose gjestet e pëllëmbës. Shikoni Lëvizjet e kontrollit për detaje.
•Përdorimi i skanerit të gishtit: Regjistroni gishtat tuaj në pajisje për të hapur ekranin ose për të verifikuar fjalëkalimin e llogarisë Samsung. Shikoni Skaneri i gishtave për detaje.
•Përdorimi i metodës të makinës: Kontrolloni pajisjen për të kryer funksione të ndryshme me komanda me zë ndërsa i jepni makinës. Mund të merrni thirrjet hyrëse, të shikoni mesazhe dhe të dëgjoni muzikë pa e prekur pajisjen. Shikoni Regj. makin për detaje.
•Përdorimi i shkurtoreve për kontaktet: Shtoni shkurtore në kontaktet ose ekranin Fillestar për të bërë telefonata ose dërguar mesazhe më me lehtësi. Shikoni Shtimi i shkurtoreve për kontaktet në ekranin Fillestar për detaje.
•Përdorimi i regjistratorit: Regjistroni ose luani përkujtuesit zanorë. Shikoni Regjist. Zanor për detaje.
246