Instalimi i montuesit në mur

Pajisja për montimin në mur (e shitur veçmas) ju lejon që të vendosni TV-në në mur. Për informacion të hollësishëm në lidhje me instalimin e montuesit në mur, shihni udhëzimet që jepen me montuesin në mur. Kontaktoni një teknik për ndihmë kur të instaloni mbërthyesen e montuesit në mur. Nuk këshillojmë ta bëni vetë.

Samsung Electronics nuk është përgjegjës për ndonjë dëmtim të produktit ose lëndimin tuaj apo të të tjerëve nëse zgjidhni që ta instaloni TV-në vetë.

Specifikimet e pajisjes për montim në mur (VESA)

Pajisja për montimin në mur nuk disponohet por shitet veçmas.

Instaloni montuesin në mur, në një mur të fortë vertikal me dyshemenë. Kur e vendosni në materiale të tjera ndërtimi, ju lutemi kontaktoni shitësin tuaj më të afërt. Nëse instalohet në një tavan ose në një mur të pjerrët, mund të bjerë dhe të shkaktojë dëmtime të rënda personale.

SHËNIM

Përmasat standarde për pajisjet e montimit në mur tregohen në tabelën më poshtë.

Kur blini pajisjen tonë të montimit në mur, ju jepet një manual

ihollësishëm i instalimit dhe të gjitha pjesët e nevojshme për vendosjen.

Mos përdorni vida që nuk janë në përputhje me specifikimet

evidës standarde VESA.

Mos përdorni vida më të gjata sesa përmasat standarde, pasi ato mund të shkaktojnë dëmtim në pjesën e brendshme të TV-së.

Për mbështetjet në mur që nuk janë në përputhje me specifikimet e vidës standarde VESA, gjatësia e vidave mund të ndryshojë në varësi të specifikimeve të tyre.

Mos i shtrëngoni vidat shumë, pasi kjo mund të dëmtojë produktin ose të shkaktojë që produkti të bjerë, duke shkaktuar lëndim tek ju. Samsung nuk është përgjegjës për këto lloj aksidentesh.

Samsung nuk është përgjegjës për dëmtimin e produktit ose lëndimin personal kur përdoret një montues në mur i paspecifikuar nga VESA ose nëse konsumatori nuk arrin të ndjekë udhëzimet e instalimit të produktit.

Mos kapërceni këndin prej 15 gradë kur vendosni këtë TV në mur.

inç

Specifikimet VESA (A * B)

Vidë standarde

Sasia

 

 

 

 

19~22

75 X 75

M4

 

 

 

 

26~28

100 X 100

4

 

 

 

 

32~42

200 X 200

M8

 

 

 

 

46~60

400 X 400

 

 

 

 

 

 

 

Mos instaloni pajisjen e montimit në mur ndërkohë që TV-ja është i ndezur. Mund të rezultojë

në lëndimin tuaj për shkak të goditjes elektrike.

Sigurimi i TV-së në Mur

Kujdes: Tërheqja, shtyrja ose ngjitja mbi TV mund të bëje që TV-ja të rrëzohet. Në veçanti, sigurohuni që fëmijët tuaj të mos varen ose të mos trazojnë TV-në; kjo mund të bëjë që TV-ja të rrëzohet, duke shkaktuar lëndime të rënda ose vdekje. Ndiqni të gjitha masat e sigurisë që paraqiten në Broshurën e Sigurisë të përfshirë. Për të rritur stabilitetin, instaloni pajisjen kundër rënies për qëllime të sigurisë, si më poshtë.

Për të shmangur rrëzimin e TV-së

Muri

Ngjyra dhe forma e produktit mund të ndryshojnë në varësi të modelit.

1.Vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato fort në mur. Sigurohuni që vidat të jenë instaluar fort në mur.

Mund të keni nevojë për materiale shtesë, si mbajtëse, në

varësi të llojit të murit.

Meqenëse kllapat, vidat dhe kabllot e nevojshme nuk përfshihen, duhet t'i blini veçmas.

2.Hiqni vidat nga pjesa e pasme e qendrës së TV-së, vendosni vidat në kllapa dhe shtrëngojini ato përsëri në TV.

3.Lidhni kllapat e vendosura në TV dhe kllapat e fiksuara në mur me një kabllo të fortë dhe më pas lidheni kabllon fort.

SHËNIM

Instaloni TV-në pranë murit në mënyrë që të mos bjerë mbrapsht.

Një mënyrë e sigurt është lidhja e kabllos në mënyrë të atillë që kllapat e fiksuara në mur të jenë në një nivel apo më poshtë se kllapat e fiksuara në TV.

Zgjidheni kabllon para se të lëvizni TV-në.

4.Verifikoni se të gjitha lidhjet janë siguruar siç duhet. Kontrolloni herë pas here lidhjet për shenja problemi ose dëmtimi të mundshëm. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me sigurinë e lidhjeve, kontaktoni një instalues profesionist.

Shqip

Shqip- 13

[UF40005000S-XH]BN68-04904C-02L09.indb 13

 

 

2013-11-20 ￿￿ 4:51:13