Kur përdorni pajisjen, mos harroni

Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.

Flisni direkt në mikrofon.

Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj

Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e prodhuesit. Nëse pajisja juaj ka nevojë për shërbim, çojeni në një Qendër Shërbimi Samsung.

Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.

Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të ndezur, kjo mund të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.

Kur e pastroni pajisjen, mos harroni

Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.

Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.

Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.

Mos e përdorni pajisjen për funksione të tjera nga përdorimi i synuar

Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.

Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik

Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj

Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.

Shqip