Mos u përpiqni ta riparoni, çmontoni ose modifikoni pajisjen vetë.

Mos përdorni asnjë siguresë (si bakër, tel prej çeliku etj.) në vend të siguresës standarde.

Kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit nëse duhet të riparoni ose të riinstaloni pajisjen.

Mosndjekja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Nëse tubi i furnizimit me ujë lirohet nga rubineti i ujit dhe përmbyt pajisjen, hiqni spinën elektrike.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Hiqni spinën elektrike kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata kohore ose gjatë një stuhie me bubullima ose vetëtima.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Nëse në pajisje hyn ndonjë substancë e huaj, hiqni spinën elektrike dhe kontaktoni shërbimin më të afërt të klientit të Samsung.

Kjo mund të rezultojë në goditje elektrike ose zjarr.

KUJDES: KUJDESI gjatë përdorimit

Kur makina larëse ndotet me substancë të huaj si detergjent, pisllëqe, mbeturina ushqimesh etj., hiqni spinën elektrike dhe pastrojeni makinën larëse duke përdorur një leckë të njomë dhe të butë.

Moskryerja e kësaj mund të shkaktojë çngjyrosje, deformim, dëmtim ose ndryshk.

Xhami i përparmë mund të thyhet nga një përplasje e fortë. Bëni kujdes kur përdorni makinën larëse.

Kur xhami thyhet, mund të shkaktojë lëndim.

Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas mungesës së furnizimit me ujë ose kur rilidhni tubin e furnizimit me ujë.

Hapeni ngadalë rubinetin e ujit pas një periudhe të gjatë mospërdorimi.

Presioni i ajrit në tubin e furnizimit me ujë ose tubacionin e ujit mund të shkaktojë dëmtim të një pjese të produktit ose të rrjedhjes së ujit.

Nëse ndodh kullim gjatë një procesi, kontrolloni nëse ka ndonjë problem kullimi.

Nëse makina larëse përdoret kur përmbytet për shkak të një problemi kullimi, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.

Futini rrobat plotësisht në makinën larëse me qëllim që rrobat të mos kapen te dera.

Nëse rrobat kapen te dera, kjo mund të shkaktojë dëmtim të rrobave ose të makinës larëse ose mund të ketë rrjedhje uji. Mbylleni furnizimin me ujë kur makina larëse nuk përdoret.

Sigurohuni që vidhat te bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë të jenë të shtrënguara siç duhet.

Në rast të kundërt mund të shkaktojë dëmtimin e pronës ose lëndim.

Sigurohuni që guarnicioni prej gome dhe xhami i derës së përparme të mos ndoten me substanca të huaja (p.sh. mbeturina, fije, flokë etj.).

Nëse një substancë e huaj ngec në derë dhe dera nuk mbyllet plotësisht, ajo mund të shkaktojë rrjedhje uji.

Hapni rubinetin dhe kontrolloni nëse bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë është shtrënguar fort dhe që nuk ka rrjedhje uji para se të përdorni këtë produkt.

Nëse vidhat ose bashkuesi i tubit të furnizimit me ujë janë të liruar, kjo mund të shkaktojë rrjedhje uji.

Produkti që keni blerë është parashikuar vetëm për përdorim në shtëpi.

Përdorimi i produktit për qëllime biznesi cilësohet si keqpërdorim i produktit. Në këtë rast, produkti nuk do të mbulohet nga garancia standarde që ofrohet nga Samsung-u dhe këtij të fundit nuk i atribuohet asnjë përgjegjësi për keqfunksionim ose dëmtime që shkaktohen nga një keqpërdorim i tillë.

Mos qëndroni mbi pajisje ose të vendosni objekte (si rroba, qirinj të ndezur, cigare të ndezura, enë, kimikate, objekte metalike etj.) mbi pajisje.

Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr, probleme me produktin ose lëndim.

Mos përhapni materiale të avullueshme si insekticide mbi sipërfaqen e pajisjes.

Përveçse e dëmshme për njerëzit, kjo mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr ose probleme me produktin.

Shqip - 8

Untitled-78

 

 

2014-03-18 �� 7:24:54