Smart Check

Ky funksion ju mundëson të kontrolloni gjendjen e makinës larëse duke përdorur një celular inteligjent.

Funksioni Smart Check është optimizuar për:

Seria Galaxy dhe iPhone (nuk mund të mbështetet për disa modele)

Shkarkimi i aplikacionit Samsung Smart Washer

Shkarkoni aplikacionin Samsung Smart Washer në celular nga Android market ose Apple App store dhe instalojeni. Mund ta gjeni me lehtësi duke kërkuar për “Samsung Smart Washer”.

Përdorimi i funksionit Smart Check

1.Mbani shtypur butonat Option (Opsion) dhe Delay End (Përfundim i

vonuar) në të njëjtën kohë për 3 sekonda për ta aktivizuar funksionin Smart Check kur ndodh një gabim. Përndryshe, funksioni Smart Check mund të ekzekutohet nëse nuk shtypet asnjë buton pas ndezjes së pajisjes.

2. Segmentet LED në panelin e ekranit rrotullohen për 2 ose 3 sekonda dhe në panelin e ekranit të makinës larëse shfaqet kodi i Smart Check.

3.Ekzekutoni aplikacionin Samsung Smart Washer në celularin inteligjent dhe prekni butonin Smart Check.

‘Smart Check’ mund të ndryshohet në ‘Smart Care’ në varësi të zgjedhjes së gjuhës.

4.Fokusojeni kamerën e celularit inteligjent te kodi i Smart Check që shfaqet në panelin e ekranit të makinës larëse.

Nëse në panelin e ekranit të makinës larëse pasqyrohet drita e një poçi, poçi fluoreshent ose llambe, celulari inteligjent mund të mos e njohë me lehtësi kodin e Smart Check.

Nëse e mbani celularin inteligjent në kënd shumë të gjerë me pjesën e përparme të panelit të ekranit, ai mund të mos e njohë kodin e gabimit. Për rezultate më të mira, mbajeni celularin inteligjent në mënyrë të tillë që pjesa e përparme e panelit të ekranit dhe celulari të jenë paralelë ose pothuajse paralelë.

5.Nëse fokusohet siç duhet, kodi i Smart Check njihet automatikisht dhe në celularin tuaj inteligjent do të shfaqet informacion i detajuar i gjendjes së makinës larëse, gabimi dhe masat që duhet të merrni.

6.Nëse celulari inteligjent nuk arrin ta njohë kodin e Smart Check më shumë se dy herë, vendoseni manualisht kodin e Smart Check që shfaqet në panelin e ekranit të makinës larëse në aplikacionin Samsung Smart Washer.

Shqip - 26

Untitled-726

 

 

2014-03-18 �� 7:24:59