5.Butoni i opsioneve

Shtypni vazhdimisht këtë buton për të kaluar përmes opsioneve:

Njomje > Intensive > Paralarje > Shpëlarje+ > Njomje + Shpëlarje+ > Intensive + Shpëlarje+ > Paralarje + Shpëlarje+ > joaktive

Njomje: Përdoreni këtë opsion për të hequr me efikasitet njollat nga rrobat duke i lagur rrobat.

Funksioni Njomje kryhet për 13 minuta brenda fillimit të ciklit të larjes.

Funksioni Njomje vepron për 30 minuta me gjashtë cikle, ku një cikël është një cikël njomje që shtrydh për 1 minutë dhe qëndron pa lëvizur për 4 minuta.

Funksioni Njomje disponohet vetëm me: Ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Daily Wash (Larje e përditshme), Denim (Xhinse), Baby Care (Kujdesi për foshnjën) dhe Sports Wear (Veshje sportive).

Intensive: Përdorni këtë funksion kur rrobat janë të ndotura shumë dhe duhet të lahen në mënyrë intensive. Koha e ciklit rritet për secilin cikël.

Paralarje: Përdoreni këtë funksion për t’i larë rrobat paraprakisht përpara ciklit të larjes kryesore. Funksioni i paralarjes disponohet vetëm me ciklet Cotton (Pambuk), Synthetics (Sintetike), Daily Wash (Larje e përditshme), Denim (Xhinse), Dark Garment (Rroba të errëta), Baby Care (Kujdesi për foshnjën) dhe Sports Wear (Veshje sportive).

Shpëlarje+: Shtypni këtë buton për të shtuar ciklet shtesë të shpëlarjes.

6.Butoni i përfundimit të vonuar

Shtypni këtë buton në mënyrë të përsëritur për të kaluar përmes opsioneve të disponueshme të Delay End (Përfundim i vonuar) (nga 3 orë deri në 19 orë me rritje prej një ore).

Ora në ekran tregon se sa kohë duhet që cikli i larjes të përfundojë.

7.Butoni Fillo/Bëj pauzë

Shtypni këtë buton për të ndërprerë dhe rifilluar një cikël.

8.Butoni i energjisë

Shtypni këtë buton një herë për të ndezur makinën larëse. Pastaj shtypeni këtë buton përsëri për ta fikur.

Nëse makina larëse është lënë e ndezur për më shumë se 10 minuta pa u prekur ndonjë buton, makina do të fiket automatikisht.

PËRDORIMI 03  

Shqip - 23

Untitled-723

 

 

2014-03-18 �� 7:24:59