Mirëmbajtja e makinës larëse
Riparimi i një makine larëse të ngrirë
Nëse temperatura ulet nën pikën e ngrirjes dhe makina juaj larëse ka ngrirë:
1.Shkëputeni makinën larëse nga priza elektrike.
2.Hidhni ujë të ngrohtë mbi rubinetin për të liruar tubin(at) e furnizimit me ujë.
3.Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
4.Shkëputni tubin e furnizimit me ujë dhe zhyteni në ujë të ngrohtë.
5.Hidhni ujë të ngrohtë në kazanin e makinës larëse dhe lëreni të qëndrojë aty për 10 minuta.
6.Bashkoni sërish tubin e furnizimit me ujë me makinën larëse dhe me rubinetin dhe kontrolloni nëse furnizimi me ujë dhe shkarkimi funksionojnë normalisht.
Ruajtja e makinës suaj larëse për një kohë të gjatë
Nëse keni nevojë ta ruani makinën larëse për një kohë të gjatë, është më mirë që ta shkarkoni dhe ta hiqni. Makina larëse mund të dëmtohet nëse uji mbetet në tuba dhe në pjesët e brendshme përpara ruajtjes. Përgatiteni makinën larëse për ruajtje si më poshtë:
1.Rrotulloni Cycle Selector (Përzgjedhësi i ciklit) për të zgjedhur ciklin 15’ Quick Wash (Larje e shpejtë 15’) dhe vëreni makinën larëse në punë pa rroba për këtë cikël.
2.Shkëputeni makinën larëse nga priza elektrike.
3.Mbyllni furnizimin me ujë në makinën larëse.
4.Hiqini të gjithë tubat e furnizimit me ujë dhe ruajini në një vend të sigurt ku mund të merren lehtë në rast se ju duhet ta përdorni sërish makinën larëse.
5.Lëreni derën e makinës larëse të hapur për të lejuar qarkullimin e ajrit brenda kazanit.
Nëse makina larëse është ruajtur në temperatura nën ngrirje, lejoni një farë kohe që uji i mbetur në makinën larëse të shkrijë përpara se ta përdorni.
Rekomandojmë gjithashtu që ta shkarkoni manualisht makinën larëse me anë të tubit të shkarkimit të emergjencës dhe ky veprim do të largojë ujin e mbetur.
Shqip - 33
MIRËMBAJTJA 05
|
| ||
|
| ||
|
|
|
|