Instalimi i makinës suaj larëse

KUJDES: Mos e fusni kordonin elektrik në prizë përpara se të përfundojë instalimi.

PARALAJMËRIM: Materialet e ambalazhit mund të jenë të rrezikshme për fëmijët; mbajini të gjitha materialet e paketimit (qese plastike, bukëpeshku, etj.) larg fëmijëve.

HAPI 1 - Zgjedhja e vendit

Përpara sesa të instaloni makinën larëse, sigurohuni se vendi:

Ka një sipërfaqe të fortë, të niveluar pa qilima ose dysheme që mund të bllokojë ajrosjen

Është larg nga drita e drejtpërdrejtë e diellit

Ka ajrosje të përshtatshme

Nuk ekspozohet në temperatura ngrirjeje (nën 0˚C)

Është larg nga burimet e zjarrit, të tilla si vaj ose gaz

Ka hapësirë të mjaftueshme, në mënyrë që makina larëse të mos qëndrojë mbi kordonin e saj elektrik

HAPI 2 - Heqja e bulonave të transportimit

Përpara instalimit të makinës larëse, ju duhet të hiqni të gjitha bulonat e transportimit nga pjesa e prapme e pajisjes.

1.Lironi të gjithë bulonat me çelës.

(*): Opsional

2. Mbajeni bulonin e transportimit me dorë dhe tërhiqeni atë nga pjesa e gjerë e vrimës. Përsëriteni këtë për secilin bulon transportimi.

3. Mbyllni vrimat me mbulesat plastike të bulonave.

4.Ruajini të gjithë bulonat e transportimit në një vend të sigurt ku mund të

merren lehtë në rast se ju duhet ta lëvizni makinën larëse.

Shqip - 14

Untitled-714

2014-03-18 �� 7:24:55