Përcaktimi i kapacitetit të ngarkesës

Mos e mbingarkoni makinën larëse; në të kundërt rrobat mund të mos lahen siç duhet. Përdorni tabelën e mëposhtme për të përcaktuar kapacitetin e ngarkesës për llojin e rrobave që jeni duke larë.

Lloji i materialit

Kapaciteti i ngarkesës (kg)

WF70F5E

WF60F4E

 

Cotton (Pambuk)

7,0

6,0

Synthetics (Sintetike)

3,5

3,0

Denim (Xhinse)

3,0

3,0

Dark Garment (Rroba të errëta)

4,0

3,0

Sports Wear (Veshje Sportive)

2,5

2,0

Wool (Të leshta)

2,0

1,5

 

 

 

Kur rrobat janë të paekuilibruara dhe shfaqet kodi i gabimit “UE”, shpërndajeni ngarkesën përsëri. Nëse rrobat janë të paekuilibruara, efikasiteti i centrifugimit mund të ulet.

KUJDES: Sigurohuni që të vendosni sutjenat (që mund të lahen në ujë) në një rrjetë të rrobave (që mund të blihet veçmas).

Pjesët metalike të sutjenave mund të thyhen dhe mund të dëmtojnë rrobat. Kështu që sigurohuni së i keni vendosur ato brenda një rrjete të imët rrobash.

Artikujt e vegjël, të lehtë si çorapet, dorezat dhe shamitë mund të kapen pranë derës. Vendosini ato brenda një rrjete të imët rrobash.

KUJDES: Mos e lani rrjetën e rrobave vetëm pa rroba të tjera. Kjo mund të shkaktojë dridhje anormale që mund të lëvizin makinën larëse dhe të shkaktojnë lëndim.

PËRDORIMI 03  

Shqip - 29

Untitled-729

 

 

2014-03-18 �� 7:25:00