HAPI 3 - Rregullimi i këmbëve niveluese

Kur instaloni makinën tuaj larëse, sigurohuni se spina e korrentit, furnizimi me ujë dhe shkarkimi i ujit të arrihen lehtë.

1.Shtyjeni makinën larëse në pozicion.

2.Lironi të gjithë dadot e bllokimit me çelës.

3.Nivelojeni makinën larëse duke rrotulluar me dorë këmbët e nivelimit sipas nevojës.

4.Kur makina juaj larëse është e niveluar, shtrëngoni dadot e bllokimit me çelës.

KUJDES: Mos e lëvizni makinën larëse nëse nuk i keni shtrënguar dadot e bllokimit. Kjo mund të shkaktojë dëmtim të këmbëve të nivelimit.

HAPI 4 - Lidhja e ujit dhe shkarkimit

Lidhja e tubit të furnizimit me ujë

PARALAJMËRIM: Mos lidhni shumë tuba furnizimi me ujë së bashku. Kjo mund të shkaktojë rrjedhje të ujit dhe goditje elektrike për shkak të rrjedhjes së ujit. Nëse tubi është shumë i shkurtër, zëvendësojeni më një tub më të gjatë, me presion të lartë.

1.Lidhni rakordin në formë L-je të tubit të furnizimit me ujë të ftohtë me vendin e hyrjes së ujit të ftohtë në pjesën e prapme të makinës larëse. Pastaj shtrëngojeni atë duke e rrotulluar me dorë pjesën (A) në drejtim orar.

(*): Opsional

A

2. Hiqni përshtatësin (B) nga ana tjetër e tubit të furnizimit me ujë (C).

B

C

Shqip - 15

INSTALIMI 02  

Untitled-715

 

 

2014-03-18 �� 7:24:56