HAPI 5 - Ndezja e makinës larëse

Futni kordonin elektrik në një prizë në mur, një prizë elektrike të aprovuar prej AC 220-240 V / 50 Hz të mbrojtur nga një siguresë ose nga një automat. (Për më shumë informacion rreth kërkesave elektrike dhe të tokëzimit, drejtojuni seksionit “Furnizimi me energji elektrike dhe tokëzimi” në faqen 12.)

Testim provë

Sigurohuni që ta instaloni saktë makinën larëse duke aktivizuar ciklin Rinse+Spin (Shpëlarje+Shtrydhje) pas përfundimit të instalimit.

HAPI 6 - Ekzekutimi i modalitetit të kalibrimit

Makina larëse Samsung arrin të dallojë automatikisht peshën e rrobave. Për dallim më të saktë të peshës, rekomandohet ta ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) menjëherë pas instalimit të makinës larëse. Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ekzekutuar Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit).

Përpara se të ekzekutoni Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit), sigurohuni që të mos ketë asgjë në kazan ose në pjesën e sipërme të makinës larëse.

1.Fikni makinën larëse.

2.Shtypni butonin Energjia ndërkohë që mbani shtypur butonat Temp. (Temperatura) dhe Delay End (Përfundim i vonuar) njëkohësisht. Makina larëse do të ndizet dhe në ekran do të shfaqet “CLB”.

3.Shtypni butonin Fillo/Ndalo për të aktivizuar “Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit)”.

4.Kazani do të rrotullohet në drejtim orar dhe kundërorar për rreth 3 minuta.

5.Kur Calibration Mode (Modaliteti i kalibrimit) të ketë përfunduar, në ekran shfaqet “End” dhe makina larëse fiket automatikisht.

6.Makina larëse tani është gati për t’u përdorur.

Shqip - 18

Untitled-718

 

 

2014-03-18 �� 7:24:57